Flash

Pak ditë më parë luajti në Botëror, 25 vjeçari Adams humb jetën në rrethana misterioze: dyshohet vetëvrasja

Bota e futbollit është në shok nga vdekja e papritur e Jayden Adams, mesfushorit të kombëtares së Afrikës së Jugut, i ndarë nga jeta në moshën vetëm 25-vjeçare.

Lapsi.al 11 July 2026

Rrethanat mbeten ende për t’u sqaruar, por lajmi tragjik është i sigurt: bota e futbollit është në shok nga vdekja e papritur e Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sundowns dhe kombëtares së Afrikës së Jugut, i ndarë nga jeta në moshën vetëm 25-vjeçare. Ai sapo kishte luajtur në Botërorin 2026, ku Afrika e Jugut u eliminua në 1/16-at e finales pas humbjes 1-0 ndaj Kanadasë, dhe kishte luajtur në të tria ndeshjet e fazës së grupeve, duke qëndruar më pas në stol në sfidën me eliminim direkt.

Hipoteza e vetëvrasjes

Përvoja e tij në Botëror kishte qenë e trazuar edhe për shkak të vdekjes së gjyshes së tij, në prag të sfidës ndaj çekëve. Vdekja u konfirmua për mediat e vendit të tij nga një zëdhënës i familjes. Shkaqet e vdekjes nuk dihen për momentin, por sipas disa gazetave dhe faqeve lokale të Afrikës së Jugut, lojtari mund t’i ketë dhënë fund jetës. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.

Errësira e depresionit pas vdekjes së Jayden Adams, lojtarit të Afrikës së Jugut

Klubi ende nuk ka publikuar një komunikatë zyrtare dhe shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, por ekziston frika se 25-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës pas një periudhe të gjatë depresioni, të cilën nuk do ta kishte zbutur as grumbullimi për turneun botëror dhe as fakti që zbriti në fushë për të mbrojtur ngjyrat e Bafana Bafana. Këto janë lajmet e para që vijnë nga mediat dhe gazetat sudafrikane që kanë përcjellë ngjarjen. Adams iu bashkua Sundowns në janarin e kaluar nga Stellenbosch FC, ku ishte afirmuar si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit sudafrikan dhe kishte fituar thirrjen për Botërorin 2026, ende në zhvillim.

Zija gjatë Botërorit: Adams humb gjyshen, por luan gjithsesi

Gjatë turneut ai përjetoi edhe një humbje të rëndë personale, duke humbur gjyshen, me të cilën ishte shumë i lidhur që në fëmijëri. Megjithatë, Adams zgjodhi të luante në ndeshjen e Afrikës së Jugut kundër Republikës Çeke, e zhvilluar një ditë pas ndarjes së saj nga jeta, ndërsa funerali mbahej në Afrikën e Jugut pa praninë e tij. Ende asgjë nuk është e sigurt dhe hetimet janë në vazhdim, por kjo mund të ketë qenë një nga shkaqet që çuan në gjestin e mundshëm ekstrem, për të cilin familjarët kanë kërkuar aktualisht diskrecionin dhe privatësinë maksimale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI