Flash

PAMJET/ 12 vite më parë Thaçi qeshte kur Albin Kurti i kërkoi të mos e votonte Specialen

Lapsi.al 16 September 2026

Në prill të vitit 2014, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, asokohe deputet i Parlamentit, paralajmëroi Hashim Thaçin për krijimin e Gjykatës Speciale.

Kurti theksonte se Thaçi po e lejonte tribunalin për arsye se mendonte se ai vetë nuk do të përfundonte përballë tij, ndërsa sot ndaj ish-Presidentit të Kosovës u artikulua dënimi me 25 vite burg për disa akuza.

“Thaçi po e lejon tribunalin sepse mendon se ai vetë nuk do të përfundojë aty. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që e ndihmon Kosovën, do ta bënte duke i treguar kryeministrit se edhe ai vetë do të përfundojë aty. Nëse i thuhet se përfundon vetë aty, nuk ka tribunal; por shpresa e tij se nuk do të shkojë vetë aty, por shokët e tij, e bën të thotë se kemi një sfidë dhe përgjegjësi. 

Tani pritet ta votoni gjykatën kundër UÇK-së. Kjo duhej të ishte e palejueshme nga ana juaj si qytetarë të republikës dhe më tepër si deputetë të republikës, nëse e keni menduar seriozisht veten si deputetë dhe Kosovën si republikë”, shprehej Kurti, i cili mori si reagim vetëm buzëqeshjen e Thaçit, i cili mbante detyrën e kryeministrit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI