Flash

PAMJET/ Dhunuan shefin e krimeve të Sarandës, arrestohen 6 persona 

Lapsi.al 16 August 2026

Policia ka dhënë detaje për konfliktin e dhunshëm të ndodhur rreth orë 3.20 të mëngjesit të sotëm në rrugën "Butrinti" në Sarandë. Sipas uniformave blu sherri kishte shpërthyer mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë duke mos njoftuar policinë.

Aty po kalonte Shefi i Hetimit të Krimeve në Policinë e Sarandës, Mateo Bakalli që ka ndërhyrë për të shuar përplasjen, por edhe pse është prezantuar, edhe ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Në këtë situatë Bakalli ka kërkuan ndihmën e forcave të tjera të policisë.

“Pas rreth 1 minute, kanë shkuar në ndihmë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar disa persona që janë gjendur të pranishëm në konflikt”, - thuhet në njoftim.

Në pranga ranë administratori i lokalit, 4 roje sigurie, mes tyre një ushtarak dhe një taksist, ndërsa një tjetër roje po kërkohet nga policia. 

Gjithashtu janë pezulluar menjëherë nga detyra edhe dy efektivë të policisë, të cilët punonin pa leje si roje në të njëjtin lokal, pasi nuk njoftuan shërbimet operative dhe nuk ndërhynë për të parandaluar dhunën. Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e këtij konflikti të dhunshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI