Flash

Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4

Lapsi.al 13 October 2026

Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Panamanë, duke shtuar shqetësimin pas ditësh me aktivitet të lartë sizmik.Sipas Institutit të Gjeoshkencës të Universitetit të Panamasë, lëkundja u regjistrua në  orën 18:20 me magnitudë 6.4. Epiqendra ishte në brigjet jugore të provincës Veraguas, me një thellësi prej vetëm 2 kilometrash. EMSC dhe USGS e kanë vlerësuar magnitudën në 6.1. Tërmeti vjen pas goditjes së fuqishme 7.7 ballë të së premtes, e cila u pasua nga më shumë se 300 lëkundje të tjera.

Nga tërmeti i parë nuk janë raportuar viktima, por 27 persona mbetën të plagosur dhe rreth 900 banesa u dëmtuan. Dëme u regjistruan edhe në infrastrukturë, ndërsa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet vijojnë kontrollet në zonat më të prekura, veçanërisht në komunitetet e largëta, ku bilanci i dëmeve mund të rritet.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI