Flash

Dalin PAMJET/ Huthët godasin sërish aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

Lapsi.al 11 October 2026

Dalin PAMJET/ Huthët godasin sërish aeroportin e Riadit në

“Al Jazeera” dhe media të tjera raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite. Sipas raporteve fillestare, raketa goditi Terminalin 4, duke shkaktuar zjarr. Për këtë u thirrën ekipet e emergjencës për ta shuar. 

Sulmi i ri erdhi një ditë pas goditjes vdekjeprurëse të rebelëve Huthi, që vranë 12 persona dhe plagosën më shumë se 300 të tjerë. Një ditë më parë u godit Terminali 3.

Menjëherë pas raportimeve të para, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit raportoi një sulm të ri në aeroportin ndërkombëtar të Riadit.

Zëdhënësi i koalicionit, Gjenerali Turki al-Maliki, tha në një deklaratë se "një sulm nga një raketë e panjohur u krye kundër terminalit 4 të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid dhe shkaktoi një zjarr".

Më herët, mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi një raketë në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid”, tha gjithashtu zëdhënësi i koalicionit në një deklaratë tjetër.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite tha se sulmi i sotëm në Aeroport shkaktoi të plagosur, pa specifikuar numrin e tyre. "Vlerësimi i dëmeve dhe verifikimi i kushteve të sigurisë së objekteve janë duke vazhduar", shtoi ai.

Nga ana e saj, zëdhënësi ushtarak i Houthi-t njoftoi zyrtarisht se organizata mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, i cili vrau 12 persona. 

Houthi-t e Jemenit tani po kërcënojnë drejtpërdrejt infrastrukturën e aviacionit të Arabisë Saudite, duke u bërë thirrje linjave ajrore, punëtorëve dhe udhëtarëve të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të vendit.

Viktimat e sulmit të një dite më parë ishin 4 sauditë, 2 nga Bangladeshi dhe nga 1 shtetas nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Jordania, Siria, Sudani dhe Palestina. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në Arabinë Saudite në një dekadë. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI