Flash

Sulm me thikë në Poloni, 21-vjeçari plagos tre të rinj në Varshavë

Lapsi.al 10 October 2026

Sulm me thikë në Poloni, 21-vjeçari plagos tre të rinj

Tre persona janë plagosur nga një sulm me thikë në një kolegj në Varshavë. Mes të plagosurave janë dy vajza 17-vjeçare dhe një grua 24-vjeçare. Sipas Reuters, autori i dyshuar është një student 21-vjeçar. Të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy prej tyre nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital. 

Ky është sulmi i tretë në institucionet arsimore të Polonisë brenda pak ditësh. Të enjten, një 15-vjeçar vrau një punonjës shkolle dhe plagosi dy mësues. Një ditë më parë, një 19-vjeçar plagosi 10 persona në një tjetër shkollë. Pas incidenteve, policia ka shtuar masat e sigurisë në të gjithë vendin. Autoritetet raportojnë se kanë kontrolluar rreth 50 mijë objekte dhe kanë arrestuar 76 persona, kryesisht adoleshentë të dyshuar për kërcënime në internet.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI