Flash

Papa Leoni XIV do të operohet: Kam një nodul tumorale në mushkëri  

Lapsi.al 11 October 2026

Papa Leoni XIV do të operohet: Kam një nodul tumorale në

Papa Leoni XIV do t'i nënshtrohet një operacioni për të hequr një nyjëz nga mushkëria e tij në ditët në vijim.

Kreu 71-vjeçar i Kishës Katolike Romake njoftoi se mjekët e zbuluan nyjëzën tumorale gjatë ekzaminimeve të fundit mjekësore, duke sqaruar se është në një fazë shumë të hershme.

Njoftimi u bë gjatë shërbesës tradicionale të lutjes së së dielës në Vatikan, në prani të besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa Leoni falënderoi besimtarët për mbështetjen e tyre dhe u kërkoi atyre të luten për shëndetin e tij, në prag të operacionit.

“Dua t'i shpreh Papa Leonit afërsinë time personale, si dhe atë të të gjithë qeverisë italiane, për sprovën me të cilën do të përballet në ditët në vijim", - theksoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një deklaratë me shkrim .

"Qetësia me të cilën Papa iu referua sot kësaj sprove, pas lutjes Angelus, na bën optimistë. Jam i sigurt se dashuria dhe mbështetja e popullit italian gjithashtu nuk do të mungojnë", - përfundoi Meloni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI