Flash

Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor, Shkupi humb shansin për 4.2 milion euro nga fondet e BE-së

Lapsi.al 17 July 2026

Me 15 korrik Maqedonia e Veriut duhej t’i dërgonte raport BE-së për reformat e kryera, ku prioritare ishte ndryhimi i Kodit zgjedhor. Në vend të kompromisit, partitë politike vazhdojnë me akuza të ndërsjellta për përgjegjësinë e bllokimit të reformës zgjedhore.

Mickovski: Opozita nga frika e humbjes bllokon Kodin Zgjedhor

Përplasjet më të mëdha dhe qendrimet diametralisht të kundërta midis pozitës dhe opozitës për ndyshimin e Kodit zgjedhor kishin të bëjnë me votimin e diasporës, me numrin e njësive zgjedhore dhe financimin e partive më të vogla. Kryeministri Hristijan Mickoski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së ka qenë këmbëngulës për mundësinë që diaspora të votojë në mënyre elektronike ose përmes postës:

 “Qëllimi i qeverisë është që të rikthejë mërgatën përsëri në shtëpi, por kjo nuk do të ishte e mundur nëse atyre u pamundësohet votimi në zgjedhje”, u shpreh Mickoski. Ky i fundit akuzoi partitë opozitare LSDM dhe Levica, se kanë radikalizuar qëndrimet e tyre lidhur me Kodin Zgjedhor dhe mundësinë e votimit të diasporës nga frika e humbjes në zgjedhjet e ardhshme.

LSDM: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore

Socialdemokratët në opozitë vlersojnë se votimi elektronik ose me postë pa verifikim të rreptë institucional e bën të pamundur përcaktimin e identitetit të votuesit dhe mbrojtjen e sekretit të votës.

“Ky është një anashkalim i drejtpërdrejtë i rregullave zgjedhore. LSDM nuk do të lejojë grabitje zgjedhore, ne kemi detyrim të mbrojmë votën dhe nuk i pranojmë lojërat e VMRO-DPMNE-së”, thonë nga LSDM. Sipas partisë opozitare Levica, votimi elektronik nga diaspora nuk ka qenë kurrë pjesë e rekomandimeve të ODIHR-it, as çështja më e rëndësishme për demokracinë e Maqedonisë, siç pretendon VMRO-DPMNE.

“Një njësi zgjedhore dhe një Kod i ri Zgjedhor ishin arsyeja pse u formua grupi i punës në radhë të parë. Një njësi zgjedhore nuk është një kërkesë e re e së Majtës e shpikur brenda natës, është folur për të me dekada”, deklaron partia opozitare Levica. 

Ndërkohë, edhe BDI-ja ka kërkuar ndryshimin e modelit zgjedhor, duke u deklaruar për një njësi zgjedhore me lista të hapura dhe prag zgjedhor prej 5 për qind. Nga kjo parti shprehen se ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht gjatë bisedimeve për Kodin Zgjedhor.

Nga Lidhja Shqiptare pajtohen për votimin e diasporës, qoftë me postë qoftë në formë elektronike. Megjithatë, kërkesa e tyre është që e njëjta procedurë të vlejë edhe në zgjedhjet lokale.

“Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mundet të votojë diaspora e në zgjedhjet lokale jo. Unë nuk e di se pse nuk lejohet të votojë mërgata edhe në zgjedhjet lokale. Ata janë qytetarë të këtij vendi, kanë të drejtë kushtetuese të votojnë dhe shteti ka për detyrë që të krijojë mundësitë që qytetari të realizojë të drejtën e votës”, thotë Elmi Aziri nga Lidhja Shqiptare. Pas bisedimeve të pasuksesshme për ndyshimin e Kodit Zgjedhor, kryeministri Mickovski deklaroi se qeveria mbetet e përqendruar në realizimin e mandatit deri në vitin 2028, nga ana tjetër opozita vlerësoi se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI