Flash

Pas drejtuesve politikë, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec

Lapsi.al 24 August 2026

Pas mbledhjes së stë dielës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, Edi Rama vijon sot takimet në Pogradec, këtë herë me ministrat e kabinetit. Takimi shënon praktikisht rikthimin e socialistëve në aktivitet pas pushimeve verore. Ministrat pritet të raportojnë për punën e deritanishme dhe prioritetet e muajve në vijim.

Një ditë më parë, Rama zhvilloi për rreth shtatë orë një takim me drejtuesit politikë të 12 qarqeve dhe krerët e komisioneve parlamentare. Në qendër të diskutimeve ishin dokumenti “Besa”, “Prania Besnike” dhe platforma “Pasqyrë Albania”, të prezantuara nga kryeministri si pjesë e një modeli të ri komunikimi mes qeverisë dhe qytetarëve. Rama u ka kërkuar drejtuesve socialistë edhe propozime për një bashkërendim më të fortë mes ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve të administratës.

Diskutimi pritet të vijojë sot edhe me ministrat, të cilët do të përcaktojnë objektivat për sezonin e ri politik dhe vitin e dytë të mandatit të katërt. Takimet në Pogradec vijnë pas një vere të vështirë politike për qeverinë, me protestën qytetare që prej afro tre muajsh vijon përpara Kryeministrisë.

Në ditët e para të shtatorit pritet të mblidhet edhe Asambleja e Partisë Socialiste. Ky forum është përdorur edhe më parë nga Rama për të njoftuar ndryshime në qeveri dhe në strukturat drejtuese të PS-së.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI