Flash

Paulo Fonseca habit gazetarët pas dështimit në Champions: “Çfarë t’ju them? Jam një trajner i shpifur”

Eliminimi i francezëve të Lyon dhemb shumë dhe nën akuzë ka përfunduar Paulo Fonseca, fajtor për faktin se gaboi plotësisht strategjinë e zëvendësimeve.

Lapsi.al 27 August 2026

Lyon nuk do të marrë pjesë në Champions League pas eliminimit në play-off nga Fenerbahçe: humbi kualifikimin në stadiumin e tij pas rezultatit 1-1 të ndeshjes së parë, duke e përfunduar gjithashtu ndeshjen me një përleshje masive të shkaktuar nga provokimet e Guendouzi. Eliminimi i francezëve dhemb shumë dhe nën akuzë ka përfunduar Paulo Fonseca, fajtor për faktin se gaboi plotësisht strategjinë e zëvendësimeve, të cilat erdhën shumë vonë për të mundësuar përmbysjen e rezultatit.

Rezultati përfundimtar 2-1 erdhi me dy gola të shënuar nga turqit brenda një harku kohor prej pesë minutash në pjesën e parë, por gjatë gjithë pjesës së dytë Lyon nuk arriti kurrë ta rihapte ndeshjen. Në konferencën për shtyp ishin të pashmangshme pyetjet mbi menaxhimin e zëvendësimeve, të cilave trajneri iu përgjigj në mënyrë të acaruar dhe krejtësisht të papritur.

Fonseca i lë pa fjalë gazetarët

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për Lyon, i cili ishte një hap larg kualifikimit në Champions League. Barazimi 1-1 në Turqi linte të hapura shumë mundësi, me avantazhin e të luajturit të ndeshjes vendimtare në shtëpi, por francezët e shpërdoruan mundësinë dhe e gjetën veten jashtë gjithçkaje, duke i krijuar një dëm ekonomik klubit, përveç atij sportiv. Fonseca përfundoi nën akuzë për mënyrën se si menaxhoi zëvendësimet, të cilat erdhën shumë vonë, dhe në konferencën për shtyp i la të befasuar gazetarët që e pyesnin më shumë rreth menaxhimit të ndeshjes së tij: “Është gjithmonë e njëjta pyetje. Jam mësuar me të. Çfarë mund t’ju them? Në fund të ndeshjes është shumë e lehtë të flasësh. Ndoshta arsyeja është se jam një trajner i shpifur.”

Një përgjigje e acaruar që askush nuk e priste dhe që e tregon mirë idenë e tensionit që ekziston brenda dhomave të zhveshjes së Lyon. Fonseca është nën sulm edhe sepse moskualifikimi në Champions krijon një dëm ekonomik jo të vogël për një klub që tashmë ndodhet në vështirësi të mëdha: vetëm nga prania në kompeticion do të kishte fituar mbi 20 milionë euro (rreth 40 nëse shtojmë të ardhurat nga sponsorët dhe të drejtat televizive) dhe pa ato para tani është i detyruar të shesë sa më shumë të jetë e mundur për të mbajtur llogaritë në rregull dhe për të shmangur sanksione të rënda.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI