Flash

PDK ndryshon qëndrim për Kuvendin dhe Presidentin: Jemi në rrethana të reja

Lapsi.al 25 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se zhvillimet e reja politike pas 16 shtatorit kanë krijuar një situatë të re, mbi bazën e së cilës, sipas tij, partia do t’i përshtatë qëndrimet e saj edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Hamza u pyet nëse qëndrimi i partisë për Presidentin do të ndryshojë, duke marrë parasysh situatën e krijuar pas 16 shtatorit.

“Jemi në rrethana të reja. Jemi në rrethana të reja, jemi në gjendje të re, një gjendje që nuk ka të bëjë veç me të kaluarën, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me shtetin dhe ka të bëjë me të ardhmen e shtetit. Dhe mbi bazën e këtyre rrethanave të reja ne normalisht se i ndërrojmë edhe i përshtatim edhe qëndrimet tona për çështje të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe me stabilitetin e shtetit”, tha Hamza, raporton "EO".

I pyetur nëse PDK-ja do ta mbështeste një kandidat për President nga Lëvizja Vetëvendosje, Hamza tha se nuk dëshiron të flasë për skenarë hipotetikë pa u paraqitur një propozim konkret.

Ai theksoi se është i gatshëm të zhvillojë takime me liderët e partive politike, duke bërë të ditur se tashmë është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.

“Nuk muj me folë mbi hipotetike, para se me ardhë kjo temë. Unë jam taku dhe jam i gatshëm me u taku, jam taku me kryetarët e tri partive politike, edhe me zotin Kurti, edhe me zotin Abdixhiku, edhe me zotin Gjini, jam në komunikim dhe është krejt normale që për tema kaq të rëndësishme, sfiduese e kaq të rëndësishme për vendin që të ketë takime”, u shpreh Hamza. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI