Flash

Përshkallëzohet konflikti Iran-SHBA/ Teherani hakmerret me raketa

Lapsi.al 2 September 2026

Konflikti mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran po hyn në një fazë të re dhe më të rrezikshme, pas një vale të re sulmesh amerikane ndaj objektivave iraniane dhe kundërpërgjigjes së Teheranit ndaj bazave dhe interesave amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar vala e dytë e sulmeve brenda 24 orëve ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas amerikanëve, në shënjestër ishin sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët, instalimet dhe asetet detare, kapacitetet për vendosjen e minave dhe infrastruktura e komunikimit. 

Sulmet amerikane u pasuan nga një kundërpërgjigje iraniane në disa vende të rajonit.  

Irani godet bazat amerikane
Garda Revolucionare iraniane njoftoi nisjen e një “operacioni vendimtar hakmarrës”, me raketa dhe dronë kundër bazave dhe interesave amerikane. Sipas Teheranit, objektiva amerikane u sulmuan në Jordani, Irak dhe Bahrein, ndërsa autoritetet e Kuvajtit raportuan gjithashtu sulme me raketa dhe dronë. Në Jordani, ushtria deklaroi se kishte interceptuar 10 nga 13 raketa balistike iraniane. Tre raketat e tjera ranë në zona të largëta dhe të pabanuara. Autoritetet jordaneze thanë se nuk pati viktima apo pasoja në njerëz.    

Ndërkohë, në Bahrein u dëgjuan sirenat e mbrojtjes ajrore dhe u raportuan shpërthime, ndërsa Kuvajti njoftoi se ishte vënë në shënjestër të sulmeve me raketa dhe dronë.

Trump kërcënon Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Teheranin se një vazhdim i sulmeve kundër forcave amerikane do të sillte një përgjigje edhe më të ashpër nga Uashingtoni. Trump deklaroi se Irani do të goditej “shumë më fort” nëse do të vazhdonte të hakmerrej ndaj sulmeve amerikane. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Iranit, Ebrahim Zolfaghari, paralajmëroi se kundërpërgjigjja e Teheranit do të bëhej “më e madhe dhe më shkatërruese” nëse SHBA-të vijojnë bombardimet. Ai paralajmëroi gjithashtu çdo shtet që bashkëpunon me ushtrinë amerikane.

Katër viktima në një dasmë
Ndërkohë, autoritetet iraniane raportuan viktima nga bombardimet amerikane. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, një sulm me raketa në jug të Iranit, pranë një vendi ku po zhvillohej një ceremoni dasme, la katër persona të vrarë, mes tyre një fëmijë, ndërsa më shumë se 50 persona u plagosën. Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi gjithashtu për shtatë viktima të tjera dhe nëntë të plagosur në një sulm me raketa në provincën Khuzestan. Shpërthime u raportuan edhe pranë Bandar Abbas dhe në ishullin Qeshm, në Gjirin Persik. Në shënjestër, sipas mediave iraniane, ishte edhe një aeroport në provincën Kerman. 

Përshkallëzim pas propozimit për dialog

Goditjet amerikane erdhën vetëm disa orë pasi presidenti iranian Masoud Pezeshkian propozoi rikthimin në diplomaci. Pezeshkian deklaroi se Irani do të ishte i gatshëm të ndërmerrte hapa reciprokë nëse SHBA-të do të respektonin angazhimet e mëparshme të lidhura me memorandumin e mirëkuptimit të Islamabadit. Megjithatë, në vend të një rikthimi në negociata, situata u përshkallëzua me sulme të reja amerikane dhe hakmarrje iraniane. Përshallëzimi ushtarak po ndikon edhe në tregjet e energjisë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI