Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

“Po kalon një moment delikat, respektoni privatësinë”: çfarë po ndodh me legjendën e Milanit, Franco Baresi

Legjenda e Milanit Franco Baresi iu nënshtrua një operacioni në gusht të vitit të kaluar për heqjen e një noduli në mushkëri dhe aktualisht po kalon një periudhë shumë të vështirë.

Lapsi.al 30 July 2026

Janë orë ankthi për ish-mbrojtësin Franco Baresi. Legjenda e Milanit iu nënshtrua një operacioni në gusht të vitit të kaluar për heqjen e një noduli në mushkëri dhe aktualisht po kalon një periudhë shumë të vështirë. Gjendja e tij shëndetësore thuhet se është përkeqësuar, aq sa ish-shokë skuadre si Filippo Galli apo edhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini shprehën në internet ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta, pasi në disa media dhe portale online ishte përhapur ky lajm.

Por Baresi vazhdon të luftojë dhe Milani ka kërkuar respektimin e privatësisë së zëvendëspresidentit të nderit të klubit, duke publikuar një përgënjeshtrim në X: “AC Milan përgënjeshtron lajmet e rreme që kanë qarkulluar këto minuta lidhur me Franco Baresin. Franco po kalon një moment delikat dhe klubi është pranë tij me shumë dashuri, ashtu si edhe pranë familjes së tij. I ftojmë të gjithë të respektojnë privatësinë e tij dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e informacioneve pa asnjë bazë.”

Pas reagimit të klubit, shumë mesazhe dhe postime u fshinë, por mbeten ende orë ankthi dhe pritjeje, me shpresën që Baresi ta fitojë edhe këtë betejë tepër të vështirë. “Rroftë jeta”, kishte shkruar Baresi në rrjetet sociale në nëntorin e kaluar, vetëm tre muaj pas operacionit për heqjen e nodulit. Fjalë që kishin dhënë shpresë, pasi në dhjetor ai u rikthye në tribunën e “San Siros”, ku u prit me një duartrokitje të gjatë nga i gjithë stadiumi.

Një tjetër moment prekës ishte kur mbajti pishtarin olimpik në “San Siro” gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Milano-Cortina, së bashku me një tjetër ikonë të futbollit milanez, Beppe Bergomi. Së fundmi, në një intervistë për “La Stampa”, ai komentoi edhe dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, një tjetër zhgënjim për kampionin e botës të vitit 1982 dhe kapitenin e Italisë në Botërorin e vitit 1994. Tani priten lajme të reja, ndërsa ankthi mbetet i madh për një kampion që ka shkruar historinë e Milanit dhe që gëzon respektin e të gjithë tifozëve, pavarësisht ngjyrave që mbështesin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI