Flash

Profecia e Maradonës në 2018-ën: Amerikanët duan futboll me 4 pjesë për më shumë reklama 

Lapsi.al 30 June 2026

Kur FIFA njoftoi në 2018-ën se Kupa e Botës në 2026-ën do të mbahej në SHBA, Kanada dhe Meksikë ai që shprehu pakënaqësinë i pari ishte ikona e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona.   

Sipas tij, nuk mund të shkojë një event i tillë në vende që nuk kanë një kulturë të vërtetë të futbollit. 

“Nuk më pëlqen”, tha në atë kohë Maradona për mediatn vendase “Telesur”. “Meksika nuk e meriton. Meksikanët luajnë kundër Brazilit ose Gjermanisë… dhe “bum”, eliminohen”.

Maradona vuri në dukje në atë kohë edhe mungesën e interesit për futbollin në Amerikën e Veriut. Ai theksoi se para Kupës së Botës 1994, SHBA-të propozuan ndarjen e ndeshjeve në 4 pjesë për të pasur më shumë kohë transmetimi për reklamat.

“Nuk kanë pasion. Kanadezët mund të jenë skiatorë të mirë, dhe amerikanët donin të kishin katër pjesë nga 25 minuta për reklamat” – tha Maradona. 

Dhe duket se ka pasur të drejtë. Për herë të parë në këtë Botëror, FIFA ka lejuar atë që quhet “Hydration break”, apo “Ndërprerja e hidratimit”. Bëhet fjalë për ndërprerje 3-minutëshe në mes të çdo pjesë ku lojtarët mund të freskohen paksa ndërsa në ekranet e stadiumit dhe të TV-ve vërshojnë reklamat. 

Diego Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, pas një arresti kardiak në moshën 60-vjeçare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI