Flash

Prokuroria në Serbi arreston shqiptarin për krime lufte në Kosovë

Lapsi.al 6 August 2026

Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se janë duke u përcaktuar faktet dhe duke u ndërmarrë veprime provuese lidhur me arrestimin e M.M., i dyshuar për veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë më 1999. 

M.M. u arrestua në pikën kufitare Horgosh, ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, tha më 2 gusht Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Në njoftimin e MPB-së serbe u tha se burri dyshohet për krim lufte kundër popullsisë civile në fshatin Kllobukar, afër Novobërdës në Kosovë, në korrik të vitit 1999, ndaj dy personave.

MPB-ja serbe nuk e bëri publik emrin dhe as shtetësinë e personit të arrestuar, për të cilin tha vetëm se ka lindur në vitin 1981.

Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë, në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, tha se në këtë fazë procedura penale nuk është publike dhe, për këtë arsye, aktualisht nuk mund të japë të dhëna konkrete.

Kur u publikua lajmi për arrestimin, avokati nga Kosova, Arianit Koci, shkroi në Facebook se autoritetet serbe kishin ndaluar shtetasin e Kosovës, Mentor Mustafa (44), nga fshati Jasenovik i komunës së Novobërdës. 

Sipas tij, Mustafa u ndalua rreth orës 22:30 të 1 gushtit në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.

Koci tha se, sipas vëllait të Mustafës, i cili ishte i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet serbe kishin thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione për këtë rast. Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

Në Kosovë, po ashtu, viteve të fundit janë arrestuar dhjetëra serbë nën dyshime për krime lufte në Kosovë dhe disa raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI