Flash

Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

Lapsi.al 15 June 2026

Prej 14 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta masive qytetare, që nisin në orët e pasdites dhe përfundojnë në orët e vona të natës me marshime në rrugët pranë qendrës. Për transportin publik në Tiranë mbajtja e protestave po jep efekt domino.

Nga njëra anë, në disa linja urbane është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve, veçanërisht në orët e vona të mbrëmjes.

“Prej 20 vitesh në shërbimin e transportit publik nuk kishte ndodhur asnjëherë një fluks kaq i lartë pasagjerësh në orët 22:00 dhe 23:00. Është hera e parë që shoh një frekuentim të tillë të lartë. Rritja ka ardhur për shkak të protestave” pohon një faturino i linjës Qendër–Porcelan.

Ndonëse numri i pasagjerëve është rritur, bllokimet e trafikut dhe devijimet e shpeshta të itinerareve kanë ulur numrin e kilometrave të përshkuar nga autobusët.

Kjo situatë pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe te të ardhurat e operatorëve, pasi kompensimi për perfomancën, që operatorët përfitojnë nga bashkia e Tiranës llogaritet mbi bazën e kilometrave të realizuar në shërbim. Si pasojë, sa më pak kilometra të përshkruhen, aq më i ulët është edhe kompensimi që përfitojnë operatorët.

Në Tiranë, transporti i shërbimit publik operon me financim të bashkisë së Tiranës nëpërmjet dhënies së subvencioneve dhe financim të kompanive private.

Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas shpjegon se vetëm për transportin urban në Tiranë, bashkia jep kompensim në bazë të itinerarit të kilometrave të përshkruara.

Konkretisht, sipas tij, nëse operatorët kanë përshkuar 94 deri në 96% të kilometrave të përcaktuara, përfitojnë kompensim në vlerën 0.9 lekë për çdo biletë të shitur. Nëse kanë përshkruar 92 deri 94% të itenerarit, masa e kompensimit është 0.8 lekë për çdo biletë. Dhe për 90 deri 92% të itenerarit vlera e kompensimit për biletë është 0.7 lekë.

Monitor raporton se për shkak të protestave në shumë akse të Tiranës ka pasur bllokime dhe për këtë arsye iteneraret e linjave, si për autobusët e Unazë së Vogël, Tiranën e Re, TEG, Kristal etj është detyruar të devijohet itenerari.

Në këtë situatë Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka dërguar një letër bashkisë ku i kërkon që gjatë kësaj periudhe të merren në konsideratë kushtet e krijuara nga protestat për vlerësimin e perfomancës së operatorëve.

“Si pasojë e protestave të zhvilluara në territorin e bashkisë Tiranë, të cilat kanë sjellë bllokime dhe devijime të vazhdueshme të akseve kryesore rrugore. Për shkak të këtyre kufizimeve të qarkullimit, operatorët e transportit publik qytetas janë detyruar të ndryshojnë itineraret e linjave, të devijojnë nga rrugët e miratuara dhe në shumë raste të mos kenë mundësi të realizojnë plotësisht kilometrat e planifikuara sipas kontratave dhe detyrimeve të përcaktuara nga bashkia Tiranë.

Kërkojmë që kilometrat e parealizuara si pasojë e rrethanave të njihen dhe të konsiderohen si kilometra të realizuara, për efekt të vlerësimit të përfomancës dhe detyrimeve kontraktore të operatorëve”, thuhet në letër. Në total në kryeqytet operojnë rreth 50 linja autobusësh, me një flotë prej 200 autobusësh./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI