Flash

Protestuesit “blindojnë” disa zona të kryeqytetit, Kuvendin, SPAK-un dhe Gjykatën e Tiranës

Lapsi.al 17 September 2026

Protestuesit kanë ndryshuar skenarin e paralajmëruar dhe janë shpërndarë në disa pika të Tiranës.

Një pjesë e tyre ka qëndruar pranë Kuvendit, ndërsa një tjetër grup është zhvendosur drejt SPAK-ut, ku kanë vijuar thirrjet “Lironi çunat”. Protestues të tjerë janë drejtuar te Gjykata e Tiranës, ku sot pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj qytetarëve të shoqëruar gjatë protestës së së hënës.

Ndërkohë, pranë Kuvendit, protestuesit nuk janë lejuar të vendosen në zonën e pedonales, ku në raste të tjera kanë pritur deputetët para hyrjes në sallë. Këtë herë deputetët kanë hyrë në godinë me automjete, duke shmangur kalimin në këmbë në zonën ku ishin grumbulluar protestuesit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI