Flash

Prrenjas/ Përplasje e fortë në dëgjesën për Reformën Territoriale, banorët kundër bashkimit me Librazhdin

Lapsi.al 11 September 2026

Dëgjesa publike e radhës për Reformën Administrativo-Territoriale në bashkinë Prrenjas është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve politikë. Debati mori tone të forta mes socialistit Ardit Facja dhe deputetit të Partisë Socialiste, Olsi Komici. Facja shprehu kundërshtimin e tij ndaj bashkimit me Librazhdin, ndërsa qëndrimi i tij u mbështet me brohorima edhe nga të pranishmit në sallë. “Jeni mësuar të bëni ça të doni, por ta harroni”, dëgjohet të ketë thënë Facja ndër të tjera, teksa ka replikuar me Komicin.

Takimi, i zhvilluar në kuadër të konsultimeve për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore, u shndërrua në një ballafaqim të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe deputetit të Partisë Socialiste, Olsi Komici. Banorët e Prrenjasit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për bashkimin me bashkinë Librazhd, duke argumentuar se një riorganizim i tillë rrezikon të sjellë largimin e shërbimeve publike nga qytetarët, rritjen e kostove dhe dobësimin e vëmendjes ndaj zonave periferike. Gjatë diskutimeve, qytetarët kërkuan përgjigje dhe llogaridhënie nga deputeti Komici lidhur me qëndrimin e tij ndaj Reformës Territoriale. Disa prej tyre e akuzuan atë se nuk ka përfaqësuar sa duhet interesat e banorëve të zonës në Parlament.

Në debat u ngritën gjithashtu shqetësime për mënyrën se si reforma e vitit 2014 ka ndikuar në decentralizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike. Banorët argumentuan se bashkimi i Prrenjasit me Librazhdin mund të krijojë një tjetër përqendrim administrativ, duke e bërë më të vështirë aksesin e qytetarëve në shërbime.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI