Flash

Pse referendumi në Islandë do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

Lapsi.al 29 August 2026

“Këto zhvillime nuk duhet të shihen si një diferencim mes vendeve kandidate, por si një konfirmim se Bashkimi Evropian po investon seriozisht në sigurinë, stabilitetin dhe forcën e tij të ardhshme”, thotë kryediplomati Hoxha.

Marrëdhëniet e veçanta mes Islandës dhe BE-së

Islanda në vitin 2009 paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian, pas kolapsit të rëndë të sistemit të saj bankar.

Negociatat e anëtarësimit u hapën në korrik të vitit 2010. U hapën 27 kapituj negociues dhe 11 prej tyre u mbyllën përkohësisht. Qeveria e re euroskeptike e koalicionit i pezulloi negociatat në dhjetor të vitit 2013.

Islanda nuk e ka tërhequr kurrë aplikimin për anëtarësim në BE, ndërsa në vitin 2015 kërkoi të mos konsiderohej më vend kandidat.

Nëse qytetarët islandezë votojnë për vazhdimin e negociatave, procesi do të vazhdojë aty ku ka mbetur. Kapitujt e mbyllur nuk do të rihapen, ndërsa do të vazhdojë puna për mbylljen e kapitujve të mbetur negociues.

Kjo është arsyeja pse komisionarja evropiane për Zgjerimin konsideron se, në rast të një rezultati pozitiv të referendumit, Islanda mund ta përfundojë procesin negociues me BE-në në një kohë shumë të shkurtër.

“Si një vend që tashmë është pjesë e Tregut të Përbashkët evropian, Islanda mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit brenda një deri në dy vjetësh”, vlerësoi Marta Kos më 25 gusht, në fjalimin e saj në Konferencën e Ambasadorëve, Konsujve të Përgjithshëm, Konsujve dhe atasheve ushtarakë në Zagreb.

Megjithatë, edhe nëse negociatat përfundojnë në kohë rekord, anëtarësimi i plotë në BE nuk do të ndodhë brenda natës.

Kjo kërkon ndryshime në Kushtetutë, në mënyrë që të mundësohet transferimi i një pjese të kompetencave sovrane.

Sipas rregullave në fuqi në Islandë, ndryshimi kushtetues duhet fillimisht të miratohet në Parlament, më pas mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe, pas kësaj, i njëjti tekst i ndryshimit duhet të miratohet sërish nga parlamenti i ri i zgjedhur./REL

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI