Flash

PSG sërish kampion: goli blitz i Havertz e 11 metërshi i Dembele: çfarë ndodhi në finalen e Champions

Lapsi.al 30 May 2026

PSG triumfoi në finalen e Champions, duke mundur Arsenal me penallti. Luis Enrique ngre lart trofeun e tretë të Kupës me Veshë të Mëdhenj, të dytin me parisienët, ndërsa zhgënjimi mbetet për teknikun Mikel Arteta. Një ndeshje intensive, ku anglezët u kujdesën të mos pësonin, kjo edhe falë golit blitz të Havertz.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 6’ me Havertz, i cili përfiton nga një top i devijuar pas aksionit të Trossard dhe mposht Safonov.

Zotërimi i topit në nivele të frikshme nga PSG (72%-28%) nuk ndihmoi shumë për të rivendosur ekuilibrat. Por inkursioni i parë i Kvaratskhelia në minutën e 65’, solli 11 metërshin e akorduar pas ndërhyrjes së ç\ekuilibruar nga Mosquera. Nga pika e bardhë Dembélé realizon një 1-1, që qendroi në fushë deri në minutën e 120'. 

Te goditjet e penalltive, për Arsenal gaboi fillimisht Eze, por Raya rikuperoi menjëherë duke pritur 11 metërshin e Mendes. Fatal pastaj, në penalltinë e fundit, gabimi i Gabriel që goditi mbi traversë, duke i dhënë jetë festës së parisienëve.

  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI