Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rama merr në dorë operacionin propagandistik për Zvërnecin: Nesër do flas unë

Lapsi.al 31 May 2026

Pas dhunës së rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec dhe qëndrimit të tredhur të policëve aty, pas shkarkimit të drejtorit të policisë Vlorë, pas reagimit të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ka dalë në skenë edhe kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar se nesër do të flasë vetë për projektin. 

Reagimi i Ramës vjen në kulmin e një operacioni të dukshëm për të kontrolluar dëmin publik të shkaktuar nga pamjet e rënda, ku rojet private godasin dhe marrin zvarrë një protestues, ndërsa policia e pranishme në vendngjarje rri pasive.

Fillimisht u godit kompania private e sigurisë. Më pas u pezulluan drejtuesit vendorë të policisë së Vlorës. Pastaj reagoi ministri i Brendshëm, duke ndarë fajin mes rojeve private dhe policisë lokale. Tani, pas këtyre lëvizjeve, vetë Rama njofton se do të dalë publikisht për të dhënë versionin e tij për projektin në Zvërnec.

Në postimin e tij, Rama e quan projektin “të jashtëzakonshëm për Shqipërinë” dhe thotë se ai nuk ka lidhje me “të pavërtetat e mëdha” që, sipas tij, janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Rama: 

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.”

Por dalja e paralajmëruar e Ramës nuk vjen në një moment të zakonshëm. Çështja e Zvërnecit është kthyer në një problem serioz për qeverinë, jo vetëm për shkak të dhunës ndaj protestuesve, por edhe sepse projekti është lidhur në debatin publik me familjen Trump, përmes Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Pikërisht kjo e bën situatën më të ndjeshme për qeverinë. Pamjet e dhunës në një zonë ku përmendet një investim i lidhur me familjen Trump mund ta kthejnë historinë nga një përplasje lokale në një lajm me jehonë ndërkombëtare.

Në këtë sfond, reagimet zinxhir të institucioneve duken më shumë si një përpjekje për të izoluar skandalin. Faj tek rojet private, faj tek policia lokale, pezullime dhe tani një dalje e vetë kryeministrit për të vendosur narrativën zyrtare.

Më herët, ministri Lamallari deklaroi se projekti lidhet me një pronë private dhe se qeveria “as ka falur tokë, as ka tokë për të falur”. Megjithatë, ai pranoi se rojet private nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj qytetarëve dhe se e papranueshme ishte edhe indiferenca e policisë së pranishme në vend.

Incidenti në Zvërnec shkaktoi reagime të forta publike, pasi pamjet treguan qartë momentin kur një protestues dhunohet nga rojet private, ndërsa policia nuk ndërhyn për ta ndaluar situatën.

Tashmë Rama ka vendosur ta marrë vetë fjalën. Nesër në orën 10:00 ai pritet të shpjegojë “të vërtetat dhe të pavërtetat” rreth projektit. Pyetja është nëse do të japë transparencë reale për investimin, pronësinë, statusin e zonës dhe interesat pas projektit, apo thjesht do të mbyllë operacionin propagandistik që nisi pas shpërthimit të skandalit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI