Flash

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës

Lapsi.al 25 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mënyrën se si është trajtuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se ai është “tradhtuar” nga vendi që e kishte mbështetur Kosovën gjatë luftës.

 
 
Gjatë fjalës së tij në Këshillin për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, Rama tha se Thaçi nuk ndodhet aty për shkak të asaj që ai e cilësoi si një “farsë” që, sipas tij, nuk duhej të kishte nisur.

“Thaçi nuk është sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark dhe miq të shkëlqyer bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për George Washingtonin e Kosovës”, u shpreh Rama referuar asaj që ndodhi në Hagë në Gjykatën Speciale.

 
Kryeministri sqaroi se me termin “tradhtuar” nuk nënkuptonte se shqiptarët janë të barabartë në peshë me Shtetet e Bashkuara, por se marrëdhënia e gjatë mes shqiptarëve dhe SHBA-së e bën atë të ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar çështja e Thaçit.

 “Askush nuk duhet të më keqkuptojë sepse kur them tradhtuar e kam fjalën që jemi të gjithë shumë të vegjël dhe së bashku nuk jemi të mëdhenj. Por kemi kremtuar gjithmonë faktin që si shqiptarë jemi miq me SHBA, me më të mëdhenjtë e më të fortët, ndaj ndihem i tradhtuar”, tha Rama.


Ai shtoi se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së.

“Jam i sigurt që ky vend mund të bënte më shumë duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin personal tuaj”, deklaroi Rama.

Thaçi u dënua më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me 25 vite burgim për përgjegjësi penale për krime lufte.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI