Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Rama u tregoi shkopin e gomës/ Flamingot i djegin monumentin dhe i dhurojnë një arkivol

Në një muaj Rama ka arritur të mbledhë rreth vetes më shumë urrejtje se kushdo, gjë që u pa në simbolikën që shpërtheu në ditën e 35 të protestës

Lapsi.al 4 July 2026

Ndonëse qeveria bëri gjithçka për t'i trembur dhe dekurajuar, që nga dhuna e egër në dy protestat para parlamentit e deri te tendenca për t'i penguar në kufi ata që do vinin nga jashtë, dita e 35-të e protestës ishte një festë madhështore e revolucionit të flamingove. Ajo ishte madhështore jo vetëm nga pjesmarrja e dhjetëra mijëra pjesmarrësve në shesh, por mbi të gjitha nga simbolika që tregonte se një shumicë shqiptarësh kërkon ndarjen përfundimtare me Edi Ramën e deri tek fjalimet pikante. Gjithçka përmblidhej në zbërthime në forma të ndryshme të slloganit. 

Ndërkohë që Edi Rama i ka dhuruar fyerje, kërcënime dhe shkopinjtë e gomës, protestuesit iu përgjigjën me një sërë dhuratash për ditëlindjen e tij të 63-të.

Në shesh u shfaq edhe një tortë me mbishkrimin "Rama TQR" dhe "Te Quiero Rama", ku protestuesit frynë qiririn me numrin 0 duke kënduar "Rama jepe dorëheqjen".

Protestuesit sollën edhe një arkivol ku shkruhej "Arkivoli politik i Ramës". Ndërsa studentët rrëzuan dhe shkelmuan një statujë të improvizuar të kryeministrit me mbishkrimin "Diktatori i fundit", duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991. 

"Ramën e kemi rrëzuar me kreativitetin tonë”, tha një protestues. Herë pas here sheshi jehonte me thirrjet “Shumë burgime për ty, shumë burgime për Ramën, shumë burgime për ty”.

Një protestues i kishte sjellë Ramës një uniformë burgu, një brisk e sapun, të cilin i sugjeroi ta ndajë me Erion Veliajn.

“Ky është kostum burgu nga më të mirët që ka Europa. Në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë. Mos u mërzit se kemi menduar për shumë gjëra të tjera. Një sapun, por do të duhet ta ndash bashkë me Erion Veliajn. Të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miell bio direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë një brisk”, tha ai.

Kjo protestë e 35 tregoi se as shantazhi dhe as dhuna nuk funksionuan, madje ajo e shtoi vrullin e `flamingove për të marshuar.

I vetmi efekt i ri lehtësisht i dukshëm ishte fakti se me sjelljen dhe qëndrimin e tij, kryeministri po tregon një aftësi të paparë për ta mbledhur mërinë dhe zemërimin përreth vetes. Vetëm kështu mund të shpjegohet simbolika me monumentin e tij që digjet, me arkivolin e vdekjes politike dhe me parrullat "Rama TQR" .

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI