Flash

Reijnders largohet nga City pas 14 muajsh, Milani arkëton edhe 14 milionë euro: çfarë parashikonte marrëveshja

Tijjani Reijnders i ka dhënë lamtumirën Manchester City pas vetëm një sezoni dhe është transferuar te Al-Qadsiah, një lëvizje në merkato që gëzon edhe Milanin.

Lapsi.al 19 August 2026

Tijjani Reijnders i ka dhënë lamtumirën Manchester City pas vetëm një sezoni dhe është transferuar te Al-Qadsiah, një lëvizje në merkato që gëzon edhe Milanin. Pak më shumë se një vit më parë mesfushori ishte larguar nga Italia për t’iu bashkuar skuadrës së Pep Guardolës, por aventura e parë në Angli u mbyll shpejt dhe pa shumë lavdi: 58 milionë euro plus bonuse të shpenzuara nga anglezët nuk dhanë frytet e pritshme, por një pjesë e tyre u rikuperuan me shitjen te sauditët, nga e cila përfiton edhe Milani.

Mesfushori holandez është shitur për 61 milionë euro dhe një pjesë e të ardhurave do t’i shkojë edhe Milanit, siç ishte përcaktuar në momentin e shitjes: në kontratë ishte përfshirë një klauzolë për rishitjen, e cila i lejon klubit të Cardinale të arkëtojë rreth 14 milionë euro, pra të gjithë shumën e bonuseve të parashikuara, pavarësisht nëse ato ishin arritur në fushë.

Sa ka përfituar Milani nga shitja e Reijnders

Holandezi ishte shitur për 58 milionë euro, të cilave u shtoheshin disa bonuse që do ta çonin marrëveshjen në mbi 71 milionë euro në total, nëse do të arriheshin të gjitha. Por në momentin e shitjes, Milani shtoi një klauzolë të vogël që i mundësoi të rrisë menjëherë të ardhurat e tij: nëse Reijnders do të shitej përpara vitit 2030, atëherë Manchester City do t’u duhej t’u paguante kuqezinjve të gjitha 14 milionë eurot e bonuseve, duke shlyer të gjithë shumën e parashikuar në kontratë.

Për Milanin ishte një marrëveshje shumë e leverdishme, pavarësisht humbjes së cilësisë në mesfushë: në vitin 2023 e bleu për 20 milionë euro nga AZ dhe tre vite më pas e shiti për pothuajse 72 milionë euro. Mesfushori kalon te Al-Qadsiah, skuadra ku luan edhe Retegui, për 61 milionë euro, por shifra më e pabesueshme lidhet me pagën, sepse në Arabinë Saudite do të përfitojë 20 milionë euro në vit, një shumë marramendëse që në kampionatet kryesore europiane askush nuk do të mund t’ia garantonte.

Çfarë shkoi keq te City

Një vit më parë ishte larguar nga Serie A me titullin e mesfushorit më të mirë, gati për të pushtuar Premier League, por ëndrra e Cityt u shua pas 14 muajsh. Reijnders nuk arriti të bëhej qendror në projektin e Guardiolës dhe ardhja e Marescës në stol ndryshoi fytyrën e mesfushës, duke e bërë praninë e tij pothuajse të panevojshme, sidomos me ardhjen e Elliot Anderson, i cili është tashmë pika e re e referencës së repartit të mesfushës. Holandezi pati gjithnjë e më pak hapësira, pavarësisht largimit të Rodrit, dhe në fund vendosi të pranojë një pagë mbretërore në Arabinë Saudite, duke hequr dorë nga skenat e mëdha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI