Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Rekordi i Bogdanit përmes San Marinos, Manaj i kujdesshëm: “Të mos harrojmë Andorrën”

Një dëshirë e shprehur ajo e Rei Manajt në vigjilje të sfidës së fundit të tetorit në Nation League. Sulmuesi kuqezi, që arriti kuotën e 13 golave, shpreson të thyejë rekordin e Erion Bogdanit

Lapsi.al 5 October 2026

Rekordi i Bogdanit përmes San Marinos, Manaj i kujdesshëm:

“Ndeshjen me San Marinon varet si e marrim. Ata janë një rival shumë më i dobët se ne. Por gjërat duhen treguar në fushë. Ne do futemi në fushë që ta mbyllim direkt ndeshjen”. Një dëshirë e shprehur ajo e Rei Manajt në vigjilje të sfidës së fundit të tetorit në Nation League. Sulmuesi kuqezi, që arriti kuotën e 13 golave, shpreson të thyejë rekordin e Erion Bogdanit dhe kundërshtrari modest mund të jetë një ndihmë e madhe: “Dëshira do ishte e madhe ta thyje që në këto ndeshje, por gjëja kryesore për mua është që ekipi të marrë 3 pikët. Pak rëndësi ka kush shënon për mua. Tani të shohim. Kohët e fundit kam shënuar 5 gola te Shqipëria, më përpara…, lëndimet, nuk ishim as stabile”.

Vetëm se Manaj, përpara se të mendojë goleadën, kërkon të jetë i kujdesshëm, duke kthyer në kujtesë ndeshjen me Andorrën në konferencën për shtyp:  “Me shumë gola të bëjmë, më shumë do të jemi të lumtur. Duhet të futemi në fushë fortë, të zhbllokojmë ndeshjen që nga fillimi. Mos të harrojmë ndeshjen kundër Andorrës. Edhe pse ata ishin rival më i dobët se ne, i bëmë gol vetëm në minutën e 80’. Gjëja kryesore është të sulmojmë fort që në 20 minutat e para. Pastaj ishalla të shënojmë sa më shumë gola, në krahasim se sa kanë bërë ekipet e tjera karshi San Marinos”.

Në fund edhe një vlerësim për teknikun Rolando Maran, që në pak kohë ka arritur të fitojë besimin e lojtarëve të tij: “Besoj se trajneri ka pak kohë, por me ide të qartë. Çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresojmë të jemi 100% për kualifikueset e Europianit – tha Manaj, duke dhënë një mendim edhe se me cilin nga lojtarët ndihet komod në fushë -. Grupi është shumë i mirë. Jemi përmirësuar shumë. Trajneri do më të mirën e ekipit. Para se gjërat të kalojnë në personale. Jam i lumtur të luaj me çdo lloj lojtari në sulm”.

 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI