Flash

Rrëzohet kërkesën e PD për debat mbi Vlora Hysenin, Berisha: U emërua me rekomandim të Vuçiçit

Lapsi.al 8 October 2026

Rrëzohet kërkesën e PD për debat mbi Vlora Hysenin, Berisha:

Socialistët kanë rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e PD për mocion me debat për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar se ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Në fjalën e tij, kreu i PD akuzoi se Vlora Hyseni është vënë në krye të SHISH me rekomandim të ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Në historinë 100 e ca vjeçare të shtetit shqiptar, implikimin direkt të shefes së Shërbimit në veprimtari kriminale me kartelet më të rrezikshme të drogës nëpërmjet koordinatorit Ergys Agasi. Që ju të bllokoni një mocion të tillë, dëshmoni se çfarë jeni. Ju jeni anëtar të klubi Agasi, fakti që pranoni një vendim të tillë antikushtetues ju bën ju bashkëfajtor me padrino në këtë akt. Vlora Hyseni u emërua këshilltare e padrino me rekomandim të Aleksandër Vuçiç. U emërua pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës, e shkarkuan si të padenjë. Vlora Hyseni ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë, ky ishte kriteri që u emërua. Pas emërimit, fluturimthi, shkoi në Beograd, do të ishte Beogradi kryeqyteti i parë që do vizitonte kjo drejtuese e SHISH. Që ku u emërua në atë detyrë, kontrollohej nga Ergys Agasi”, tha Berisha.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pretendoi se hetimi i kësaj çështjeje është përgjegjësi e SPAK dhe jo e politikës. Ai akuzoi opozitën për qëndrime të dyfishta ndaj drejtësisë dhe u bëri thirrje që të ndalin sulmet ndaj prokurorëve, ndërsa theksoi se përgjegjësia penale është individuale dhe se çdo zyrtar duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI