Flash

Rubio: Bisedimet midis Libanit dhe Izraelit do të mbahet në Uashington

Lapsi.al 19 June 2026

Departamenti i Shtetit amerikan njoftoi se, raundi i ardhshëm i bisedimeve midis Libanit dhe Izraelit do të mbahet më 23-25 ​​qershor në Uashington.

Pas një telefonate me presidentit libanez Joseph Aoun, Sekretari i Shtetit të SHBA-së Marco Rubio përsëriti nevojën që Hezbollahu të çarmatoset dhe riafirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë libaneze në përpjekjet e saj për të krijuar një shtet sovran që jeton në paqe me të gjithë fqinjët e saj.

Mediat e huaja raportojnë se, sipas një deklarate nga presidenca libaneze, presidenti Aoun i tha Rubios se një armëpushim gjithëpërfshirës do të ishte baza themelore për përparimin në bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin. Gjithashtu mësohet se, presidenti libanez gjithashtu falënderoi Rubion për mbështetjen e SHBA-së për Libanin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI