Flash

Rusia sulmon depon ukrainase, dhjetëra viktima

Lapsi.al 29 August 2026

37 persona kanë humbur jetën dhe 42 të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus në periferi të Kievit. Mes të plagosurve janë edhe katër fëmijë. Një dron goditi një depo armësh dhe municionesh në fshatin Myla, në distriktin e Buchas. Goditja shkaktoi shpërthime të fuqishme të predhave, minave dhe dronëve të magazinuar brenda objektit.

Shpërthimet dëmtuan edhe ndërtesat përreth, mes tyre një qendër për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. Rreth 400 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI