Flash

Samiti i NATO-s, Turqi arreston 200 persona, dyshohen për lidhje me terroristë

Lapsi.al 23 June 2026

Policia turke tha të martën se ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, dhe me grupe të ndaluara të së majtës ekstreme.

Operacioni u zhvillua në prag të samitit të NATO-s, që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.

 
Zyra e Prokurorit në Ankara tha se 209 persona janë ndaluar në kryeqytet, ndërsa 32 të tjerë mbeten në arrati.

 

Nga të ndaluarit, 185 dyshohen për anëtarësi në disa organizata të majta ekstreme, të cilësuara si terroriste nga Ankaraja.

Mes tyre është edhe Fronti-Partia Revolucionare e Çlirimit të Popullit (DHKP-C), që në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Turqi.

 
Autoritetet thanë se operacionet kishin në shënjestër disa grupe, si pjesë e masave më të gjera të sigurisë.

Zyra e Guvernatorit të Ankarasë njoftoi të hënën vonë për ndalimin e të gjitha protestave nga 28 qershori deri në fund të samitit të NATO-s.

Samiti pritet të mbledhë liderët e 32 shteteve anëtare, përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai do të zhvillohet në një moment kritik për sigurinë evropiane dhe euroatlantike.

Muajve të fundit, Aleanca është vënë nën presion – edhe për shkak të ndryshimeve në politikën e SHBA-së, që shkojnë përtej kërkesave për të forcuar shtyllën evropiane të NATO-s.

Prioritetet e samitit pritet të përfshijnë: planifikimin e mbrojtjes dhe parandalimit (deterrencës); objektivat për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndarjen e barrës mes aleatëve; mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, përfshirë dërgimin e pajisjeve, mekanizmat e financimit dhe forcimin afatgjatë të rezistencës, si dhe drejtimin e ardhshëm të Aleancës.

Javën e kaluar, ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare zhvilluan takimin e fundit përpara samitit në Ankara.

Sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte, tha se ata kanë bërë “përparim të mirë” në prioritetet e NATO-s.

 
“Të shpenzojmë më shumë dhe më mirë për forcat dhe kapacitetet që na duhen për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës. Sot në tryezë dëgjova aleatë, njëri pas tjetrit, që shpjegonin se si po i rrisin investimet në mbrojtje”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm theksoi gjithashtu rëndësinë që aleatët evropianë dhe Kanadaja të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre, të mbështetur nga fuqia amerikane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI