Flash

Sarandë/ Gjykata lë në burg 20 të arrestuarit për shpërndarje droge

Lapsi.al 8 September 2026

Gjykata e Sarandës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 20 personat e arrestuar dy ditë më parë, të cilët dyshohet se shpërndanin drogë të llojeve të ndryshme pranë gjimnazeve, lokaleve dhe shëtitores kryesore të qytetit.

Në banesat e dy prej të arrestuarve, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe dy armë zjarri. Mes të arrestuarve është edhe 48-vjeçari Altin Arapi, i njohur edhe me mbiemrin Demiri, të cilin në Sarandë e njohin të gjithë për veprimtarinë e tij të paligjshme si furnizues kryesor i grupeve të shpërndarjes me lëndë narkotike, kokainë dhe hashash. 

Sipas Prokurorisë, dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit që u lanë në burg janë nga 20 deri 54 vjeç, konkretisht: Arlind Osmani, 25 vjeç, Feliks Filja, 27 vjeç, Med Myftaraj, 35 vjeç, Klerjan Popshni, 27 vjeç, Redian Arizi, 33 vjeç, banues në Ksamil, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Altin Arapi (Demiri), 48 vjeç, Erjon Dido, 41 vjeç, Dhimitër Terolli, 33 vjeç, Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, Vasil Kaçi, 23 vjeç, Flatun Lalaj, 54 vjeç, Bledar Kovaci, 26 vjeç, Shqefet Bezhani, 20 vjeç, Andrea Babi, 20 vjeç, Nazif Refitaj, 24 vjeç, Elvis Demçaj, 30 vjeç, Devis Saliaj, 22 vjeç, Korado Omeri, 28 vjeç dhe Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Një pjesë e tyre, thonë burimet, vinin në Sarandë dhe Ksamil nga Tirana dhe Elbasani, vetëm gjatë sezonit veror, enkas për shitje të drogës, që e blinin te Arapi. 2 prej të arrestuave, këta në foto, Feliks Filja dhe Arlind Osmani, zonën e tyre të shitjes së drogës e kishin në Ksamil. 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI