Flash

Sekuestrohen 1.4 tonë kokainë në Spanjë, arrestohet kreu i bandës "Fanchos"

Lapsi.al 24 August 2026

Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një operacioni antidrogë në zonën e A Pobra do Caramiñal, në provincën e A Coruña.

Mes të arrestuarve ndodhet edhe drejtuesi i dyshuar i bandës historike “Fanchos”, e cila dyshohet se ishte përfshirë në shkarkimin dhe fshehjen e përkohshme të ngarkesës së drogës. Në hetim ka marrë pjesë edhe Administrata Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, DEA.

Mediat e huaja bëjnë me dije se operacioni nisi më 20 gusht, pasi autoritetet morën informacion për mbërritjen nga deti të një sasie të madhe kokaine. Sipas hetuesve, dy anije dyshohet se transportuan ngarkesën drejt bregdetit të A Pobra do Caramiñal, ku ajo do të merrej nga anëtarë të grupit kriminal.

Policia monitoroi lëvizjet e personave të dyshuar dhe më 21 gusht vuri re një automjet që mbërriti pranë banesës së drejtuesit të dyshuar. Një person që mbante një çantë shpine doli nga banesa dhe hipi në automjet. Hetuesit dyshojnë se personat në automjet morën masa të posaçme sigurie për të shmangur ndjekjen dhe për të kuptuar nëse po survejoheshin.

Në orët e para të 22 gushtit, drejtuesi i dyshuar i grupit u pa së bashku me dy persona të tjerë duke lëvizur mes banesës së tij dhe një hambari pranë pronës, në afërsi të plazhit O Conchido. Tre burrat nisën të zhvendosnin pako të rënda nga hambari drejt një banese tjetër.

Lëvizjet dhe mënyra e transportimit të pakove përforcuan dyshimet e hetuesve se bëhej fjalë për një ngarkesë droge. Policia ndërhyri dhe arrestoi tre personat, ndërsa më pas kreu kontrolle në banesën e të dyshuarit kryesor, në hambar dhe në një banesë tjetër ku dyshohej se ishte dërguar një pjesë e ngarkesës.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 1,410 kilogramë kokainë, rreth 100 gramë heroinë, para të gatshme dhe sende të tjera që po analizohen në kuadër të hetimit. Tre të arrestuarit janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore dhe dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI