Flash

SHBA heq sanksionin "non grata" për Sali Berishën

Lajmi iu konfirmua liderit të PD pas një bisede 15 min me te ngarkuarën me punë të ambasadës shba

Lapsi.al 11 June 2026

Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata i shpallur plot pesë vite më parë nga ish sekratari i shtetit Blinken që i pengonte atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. Ky vendim i marë nga Departamenti i Shetitit i është komunikuar vetë Berishës në një bisedë telefonike 15 minutshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së nancy Van Horme.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij “non grata” në maj të vitit 2021. Ky vendim u njoftua nga ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili deklaroi se veprimet e Berishës minojnë demokracinë në Shqipëri dhe janë të lidhura me përfshirjen e tij në korrupsion të rëndësishëm dhe pengim të drejtësisë. 

Në maj të vitit 2025, u raportua se Departamenti i Shtetit  e kishte hequr sanksionin dhe një zëdhënës i tij i tha mediave se: “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” . Kjo deklaratë u bë para zgjedhjeve dhe nga shumë kundërshtarë të PD ajo u konsiderua si një akt që ishte prodhuar nga kompania lobuese e La Civitas. Por sot një vit më pas gjithcka është kthyer zyrtarisht në fakt duke mbyllur dhe debatin që ka torturuar për 5 vite Shqipërinë për pagabueshmërinë e SHBA dhe pretendimin se non Gratat nuk bien kurrë.

Pasi u mor ky vendim ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, që u vu në krye të betejës për shkatërrimin e opozitës i priu fushates kunder Berishës në Tiranë. 

Ajo pretendoi se vendimi ishte marrë mbi bazën e fakteve dhe pas një procesi shumëvjeçar verifikimi nga disa agjenci amerikane, jo nga një person i vetëm. Sipas saj, në proces përfshiheshin institucione si Departamenti i Shtetit, FBI dhe CIA.

Yuri Kim deklaroi se kur Sekretari Amerikan i Shtetit shpall dikë për “korrupsion domethënës”, vendimi kalon nëpër një proces shumë rigoroz shqyrtimi dhe se “ata që thonë se janë të habitur nuk po tregohen të sinqertë”. 

E gjitha kjo i sherbente linjës se SHBA nuk bashkëpunon me persona të shpallur “non grata” dhe se ata që do e ndiqnin pas do hanin bar.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI