Flash

Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 3 October 2026

Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se posedonte kanabis për shitje, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, policia sekuestroi rreth 1.5 kilogramë Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, si dhe peshore elektronike, pajisje për paketim me vakum, një celular dhe automjetin.

 
Njoftimi i Policisë Shkodër

 
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Reaction”.


Goditet një rast i tentativës për shitje të kanabisit në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që posedonte lëndë narkotike gati për shitje.

Sekuestrohen rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, një automjet, një aparat celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reaction”.

 
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI