Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Shoqata e të zgjedhurve vendorë letër KE: Ndaloni ndryshimin e kufijve të bashkive

Lapsi.al 7 October 2026

Shoqata e të zgjedhurve vendorë letër KE: Ndaloni ndryshimin e

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke denoncuar shkeljen e procedurave kushtetuese dhe të parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore në procesin për ndryshimin e kufijve të njësive të qeverisjes vendore.

Në letër, shoqata ngre shqetësimin se procesi për riorganizimin territorial po zhvillohet në mënyrë të njëanshme, pa respektuar konsultimin me qytetarët dhe pa marrë në konsideratë qëndrimet e këshilltarëve vendorë.

Sipas saj, 15 bashki rrezikojnë të shkrihen apo të ndryshojnë kufijtë, ndërsa banorët dhe përfaqësuesit e zgjedhur vendorë janë anashkaluar në një proces që prek drejtpërdrejt organizimin e pushtetit vendor dhe interesat e komuniteteve.

Shoqata i kërkon Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore të reagojnë dhe të ndërhyjnë përpara se ndryshimet të miratohen në Kuvend, duke argumentuar se pas miratimit parlamentar do të jetë më e vështirë të parandalohet dëmi që mund t'u shkaktohet komuniteteve.

Në letrën drejtuar institucioneve europiane, shoqata paraqet edhe prova që, sipas saj, dëshmojnë anashkalimin e qytetarëve dhe këshilltarëve vendorë në 15 bashkitë që preken nga riorganizimi.

Shoqata paralajmëron se çështja nuk lidhet vetëm me interesat e banorëve të këtyre bashkive, por edhe me respektimin e standardeve dhe parimeve europiane të demokracisë lokale.

Ndryshimi i kufijve të njësive vendore, argumenton ajo, nuk mund të bëhet pa konsultim real me komunitetet e prekura dhe pa respektuar kuadrin kushtetues dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, thirrja drejtuar institucioneve të Këshillit të Europës vjen si një kërkesë për ndërhyrje para vendimmarrjes përfundimtare në Kuvend, me qëllim që procesi të mos kthehet në një fakt të kryer.

Sipas shoqatës, miratimi i një riorganizimi të tillë pa konsultimin e duhur do të dëmtonte jo vetëm interesat e komuniteteve vendore, por edhe besueshmërinë e Shqipërisë në zbatimin e parimeve europiane të vetëqeverisjes lokale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI