Flash

Shqiptarët blejnë naftën më të shtrenjtë në Evropë, Rama thotë se do krijojë një kompani publike rregullatore për hidrokarburet

Lapsi.al 23 June 2026

Qeveria nënshkruajti sot Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A., gjigantin italian të tregut të hidrokarbureve për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit.

Gjatë fjalës së tij në takim kryeministri tha se marrëveshje me Enin do të sjellë krijimin e një kompanie rregullatore për tregun e hidrokarbureve në funksion të mundësive më të mira për konsumatorët.

“Pa dashur të zgjatem dua të kujtoj se kohë më parë, në fillimet e këtij mandate kemi ndarë ambicione për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, cili të bëjë në njëfarë mënyre edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorët. Por gjatë rrugës na u shfaq një krizë që vuri në rrezik rezervat strategjike të naftës.

Ne duke patur parasysh këtë marrëdhënie të veçantë me Italinë, dhe këtë raport bashkëpunimi me Enin, një gjigant global në treg, ne u qasëm Enit edhe siç e tha dhe administratori.

Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjellë sot në firmosjen e këtij hapi të parë dhe zyrtarizimin e kompanisë rregullatore për rezervat e naftës. Duke pasur parasysh që kemi nga njëra anë bazën shumë solide të vetë ENI dhe nga ana tjetër dijen e ekipit drejtues, kompania ka mundësi të bëhet një model i ri i qasjes ndaj tregut kombëtar por dhe rajonal dhe të jetë një tjetër kompani në vazhdën e atyre kompanive që ne po i krijojmë me mbështetjen e shtetit shqiptar”, tha mes të tjerash Rama”, u shpreh kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI