Flash

'Shtëpi bari' në Shkodër, arrestohen 2 të rinj

Lapsi.al 4 September 2026

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishin përfshirë në veprimtari kriminale për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në pranga kanë rënë një 28-vjeçar banues në Shkodër dhe një 25-vjeçar banues në fshatin Zagorë. Sipas Policisë, ndaj tyre ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Hetimet kanë zbuluar se në janar 2026, në kuadër të operacionit “Neonët 5”, dy të arrestuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI