Flash

Shteti i Ramës, ministria e re një pesë me hiç. Administrata publike privilegj për tarafin e pushtetit

Lapsi.al 9 October 2026

Shteti i Ramës, ministria e re një pesë me hiç.

Ministria për Administratën Publike, të cilën Rama e njoftoi sot duke e ngritur në një nivel tjetër nga ministri pa portofol sic ka qenë deri më tani, nuk pritet të sjellë asgjë të re. Është thjesht një institucion më tepër, një makjazh më shumë mbi trupin e nxirë të qeverisë së tij. 

Punësimet në administratën publike nuk bëhen me meritë. Pa një sekser ministër, deputetë apo njeri me pushtet ti nuk punësohesh dot. 

Konkurset në masë të madhe janë fasadë sepse fituesit janë të paracaktuar. Promovimet nga njëri pozicion në tjetrin nuk bëhen asnjëherë me meritë. 

Ky është shteti privat i Edi Ramës. Privilegj për një taraf politik dhe për njerëz rreth tij. Ministria e re që Rama njoftoi sot se do të zgjeronte, s’ka për të sjellë asgjë ndryshe nga cfarë kemi parë deri më tani.

Por të paktën ka në krye të saj një grua, që nuk perceptohet si e korruptuar ndonëse zor të mendosh se ka ende njerëz pranë Edi Ramës pa njolla korrupsioni e flirt me krimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI