Flash

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra ende aktive në Tiranë, Kurbin dhe Krujë

Lapsi.al 9 August 2026

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Sipas njoftimit të fundit, në terren janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse. Ndërkohë, janë kryer edhe katër angazhime ajrore, me tre helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Në qarkun e Tiranës, në zonën e Dajtit, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri. Strukturat në terren po vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe mbështetjes nga ajri të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Në qarkun e Fierit, në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Edhe vatra në zonën Koilac–Greshicë është nën kontroll dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqet rrezik për banesat.

Në Abazë të Krujës, situata është stabilizuar dhe në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, kryesisht në zona me vështirësi për ndërhyrje.

Në operacion janë angazhuar strukturat e Emergjencave Civile, Bashkia Krujë, MZSH-ja, shërbimi pyjor dhe Prefektura e Qarkut Durrës. Edhe në këtë zonë, autoritetet deklarojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Një situatë më problematike është raportuar në Vilëz të Kurbinit, ku zjarri u riaktivizua në një sipërfaqe pyjore.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, flakët rrezikonin kishën, varrezat dhe disa banesa në zonë. Për përballimin e situatës janë angazhuar rreth 50 forca nga MZSH-ja, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarët.

Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë ka arritur të ndalojë avancimin e zjarrit dhe të shmangë prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

Megjithatë, vatrat vijojnë të jenë aktive dhe ekipet në terren po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile po vijojnë pa ndërprerje operacionet në terren dhe nga ajri për izolimin, kontrollin dhe shuarjen e plotë të të gjitha vatrave aktive.

Të këshilluara

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI