Flash

Skandal në Spanjë: arbitri fishkëllen dhe të gjithë ndalojnë, por goli në Mallorca-Granada është i vlefshëm

Ndeshja mes Granada dhe Mallorca ka përjetuar momente të tensionuara me rastin e golit të dytë të vendasve. Nën lupën e kritikave ishte sjellja e arbitrit Saul Ais

Lapsi.al 25 August 2026

Nëse në Superiore nuk kanë munguar polemikat e arbitrimit pas javës së parë të kampionatit, edhe në Spanjë gjërat nuk kanë shkuar të gjitha mirë. Një situatë në veçanti ka shkaktuar shumë diskutime, duke ushqyer një polemikë të vërtetë që duket se do të zgjasë gjatë. Ndeshja mes Granada dhe Mallorca ka përjetuar momente të tensionuara me rastin e golit të dytë të vendasve. Nën lupën e kritikave ishte sjellja e arbitrit Saul Ais, i cili në rastin e një goditjeje nga këndi fishkëlleu për rifillimin e lojës në momentin kur skuadra bardhekuqe e kishte vënë tashmë topin në lojë. Kaos në fushë dhe autogol mes polemikash të pafundme, ndërsa VAR nuk ndërhyri pavarësisht vonesës së dukshme.

Arbitri i Granada-Mallorca fishkëllen, por është tepër vonë: polemika në Spanjë

Një aksion loje si shumë të tjerë, me një zëvendësim dhe një goditje këndi për Granada-n. Arbitri po këshillonte lojtarët në zonë, duke i paralajmëruar për ndëshkimet e zakonshme në rast kontakti në kufijtë e rregullores, kur skuadra bardhekuqe ekzekutoi goditjen. Dëgjohet qartë se fishkëllima që duhet të jepte sinjalin për rifillimin e lojës vjen pasi topi është nisur, me sferën tashmë në ajër. Lojtarët miq, të hutuar nga ajo që ndodhi, ndaluan duke menduar se Ais kishte ndëshkuar një kontakt dhe topi u devijua pa dashje në portën e vet nga Arnau Puigmal. Në vend që ta përsëriste aksionin, arbitri, për habinë e skuadrës mike, e akordoi golin.

Protesta të ashpra nga Mallorca

Protesta të ashpra nga lojtarët e Mallorca-s për një gabim që që në fillim dukej kolosal. Asgjë nuk ndryshoi, pasi rezultati mbeti në fuqi, madje me ndëshkimin shtesë të dy lojtarëve me karton të verdhë, Alex Sala dhe Manu Morlanes, si dhe një karton të kuq për një pjesëtar të stafit teknik. Edhe pas vërshëllimës së fundit protestat nuk u qetësuan: arbitri u akuzua se me fishkëllimën e vonuar kishte krijuar konfuzion, pa bërë më pas një hap pas, duke pranuar gabimin. Madje ai nuk e kuptoi se lojtarët nuk ishin realisht gati, pasi ende po merrej me qortimet e zakonshme.

Pse nuk ndërhyri VAR

Por përse nuk ndërhyri VAR? Këto lloj situatash nuk bëjnë pjesë, sipas rregullores, në ato që mund të rishikohen. Në fakt, nuk përfshihen në to as vlerësimi i momentit të saktë kur arbitri fishkëllen për të autorizuar rifillimin e lojës, dhe as momenti i ekzekutimit të një goditjeje nga këndi në raport me fishkëllimën e arbitrit. Në momentin kur arbitri në fushë e akordon golin, VAR mbetet i heshtur në bazë të protokollit aktual.

Trajneri i Mallorca-s, shumë i zhgënjyer pas ndeshjes, u shpreh gjithsesi në mënyrë shumë civile: “Është disi e pashpjegueshme, sidomos me teknologjinë që kemi, VAR-in, arbitrin e katërt dhe dy asistentët. Është një situatë shumë e qartë. Kur e gjithë skuadra ngrihet për të protestuar… Fishkëllen pas një zëvendësimi dhe as nuk shikon. Kur fishkëllen, topi është në lojë dhe lojtarët mendojnë se ka fishkëllyer për një faull apo diçka të tillë. Të gjithë jemi njerëz, arbitri ka personalitetin e tij, por sot mendoj se nuk ishte vendimi i duhur”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI