Flash

Studentët vendosin banderolën gjigande te Ministria e Arsimit: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lapsi.al 7 November 2026

Studentët vendosin banderolën gjigande te Ministria e Arsimit: Rama

Një banderolë e madhe me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg” është vendosur nga studentët në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ku prej orës 14:00 po zhvillohet protesta e paralajmëruar kombëtare. Në tubim janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët më herët u grumbulluan para Kryeministrisë dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar protestës së studentëve.

Gjatë protestës janë regjistruar edhe tensione mes disa mbështetësve të opozitës dhe protestuesve. Deri tani raportohet se dy persona janë shoqëruar nga policia.

Studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat, pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog. Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe pedagogë, ndërsa protesta vijon përpara Ministrisë së Arsimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI