Flash

Taulant Balla si Bashkim Gazidede në '97, sheh agjentura të huaja pas protestave

Balla sipas modelit të Ramës e shpjegon atë që po ndodh me ndërhyrjen e faktorëve të huaj

Lapsi.al 30 June 2026

Sa më me këmbëngule kanë vijuar protestat gjatë këtij muaji, aq më shumë mazhaoranca është zhytur në shpjegimin e saj përmes teorive konspirative. Armiq të shqipërisë, agjentë të huaj, shtete që e financojnë në hije, këtëo janë fjalët që dëgjohen më tepër për të justifikuar atë që po ndodh. Njësoj si Bashkim Gazidete, ish shefi i SHIK, që foli në parlament në 1997 për agjenturat e huaja që kishin nxitur rebelimin për të rrëzuar presidentin Berisha, nga e njëjta tribunë ehde shefi i grupit paralamenta rilindas, Taulant Balla e pa të keqen tek armiku i jashtëm.

"Shqipëria u përfshi në një luftë digjitale ndërkombëtare pa qenë objekt real i kësaj. Regjimi iranian është kokë e këmbë i përfshirë. Ndërsa aktorë të tjerë të huaj po kontribuojnë për financuar këto lloj luftërash hibride" tha Balla sot në kuvend. 

Në fakt deklaratat e tij janë në vazhdën e fjalëve të kryeministrit Rama dje në mbledhjen e grupit parlamentar kur ai foli për nxitjen e protestve nga jashtë. Edhe sot në një status për këtë temë Rama vuri në dukje faktorin që po nxit algoritmin e rreteve sociale të cilët sipas tij ishin:

"Armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, por fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin".

E vetmja gjë që Rama dhe Balla nuk e saktësojnë është fakti se nëse mes këtyr vendeve armiq ndodhen edhe aleatët tanë tradicional perendimorë. Sepse është e pashpejegueshme nëse bëhet falajë vetëm për shtete si Irani, përkrahja që po i japin rinisë shqiptare Neë York Times, CNN, Le Monde, The Gardian, The Indipendent, Corrierre della Sera, Rai Der Spiegel, Uashington post etj Apo mos vallë edhe mediat më të mëdha të borës i ka rekrutuar agjentura armike?

LAPSI.AL   

…

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI