Flash

Të shtëna me armë në festën e pavarësisë në Nju Jork, plagosen 8 persona, mes tyre 4 fëmijë

Lapsi.al 5 July 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë një feste familjare për 4 korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork.

Sipas mediave amerikane, sulmuesi, i veshur me rroba të zeza dhe me fytyrën të mbuluar, iu afrua gardhit të banesës ku po zhvillohej festa dhe hapi zjarr ndaj të pranishmëve, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia e Nju Jorkut (NYPD) njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 të së shtunës. Të plagosur mbetën katër djem, 6, 7, 12 dhe 14 vjeç, dy gra 21 dhe 25 vjeçe, si dhe dy burra 33 dhe 37 vjeç.

Autoritetet bënë të ditur se 21-vjeçarja dhe 33-vjeçari u qëlluan në gjoks, ndërsa fëmija 6-vjeçar në bark. Tre të miturit e tjerë pësuan plagë në këmbë. Gruaja 21-vjeçare ndodhet në gjendje kritike, ndërsa shtatë të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e dënoi sulmin, duke deklaruar se nuk ka vend për një dhunë të tillë në qytet dhe se autoritetet do të bëjnë gjithçka për ta luftuar atë.

Policia nuk ka identifikuar ende autorin dhe motivi i sulmit mbetet i paqartë. Sipas komisioneres së NYPD-së, Jessica Tisch, gjatë festës nuk ishte raportuar asnjë konflikt para të shtënave. Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja ka lidhje me një vrasje të dyshuar të lidhur me banda kriminale, e ndodhur javën e kaluar në të njëjtën zonë.

Në vendngjarje u sekuestruan një armë e tipit TEC-9 dhe 10 gëzhoja. Pak orë më vonë, një tjetër incident me armë zjarri u regjistrua në Bruklin, ku një detektiv i NYPD-së u qëllua gjatë përballjes me një 18-vjeçar të armatosur në lagjen Crown Heights. Plumbi goditi jelekun antiplumb të efektivit, i cili shpëtoi pa lëndime serioze.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI