Flash

Tërmeti godet Elbasanin

Lapsi.al 2 August 2026

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët. 

Lëkundja e fortë sizmike është regjistruar në orën 16:28 dhe është ndjerë e menjëhershme në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit (rreth 37 km në juglindje të Tiranës), në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E.

Lëkundja ka pasur një thellësi vatrore prej 10 kilometrash. Nga raportimet e para të autoriteteve dhe emergjencave civile nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI