Flash

Thirrja e Robert Aliaj Dragot: Kush është patriot duhet të dalë në protestë

Lapsi.al 4 July 2026

Artisti Robert Aliaj Dragot ka shpërndarë një mesazh në faqen e tij në Facebook ku bën thirrje që të gjithë të dalin masivisht në protestë.

"Ku jeni ju, patriotët e stadiumeve dhe koncerteve tallava, ju me tatuazhe të Shqipërisë së Madhe, që ulërini me histeri? Por kur atdheu digjet, pse strukeni si minj? Kur ti nuk je në gjendje të mbrosh fëmijën tënd, ti nuk e meriton atë. Ti, patrioti njëpërdorimësh, kush të ka tredhur ty?" - shkruan Dragot.

"Patriotizmi i vërtetë nuk është kënga e Xhamadanit që shpërthen nga xhamat e makinave luksoze me të ardhura nga prostitucioni dhe droga. Nuk janë këngët e pasinqerta për shqipet, që i keni shfarosur për t’i ngrënë apo balsamosur. As droga, as kriminaliteti, as korrupsioni. Jooooooo, nuk janë patriotizëm.

Patriotizmi i vërtetë kushton diçka, zotërinj. Kushton më tepër se liria. Prandaj lëvizni, bëni një herë diçka në jetën tuaj. Protestoni!

Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetja. Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk bën pazare, nuk vjedh vendin e tij, nuk vjedh votën, as nuk e shet.

Refreni i patriotizmit të vërtetë nuk është: “O sa mirë me qenë shqiptar”. Patriotizmi i vërtetë është rituali i atij që ngrihet në këmbë kur atdheu është në rrezik" -  shprehet artisti. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI