Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Trafikonte drogë me anë të postës/ Arrestohet shtetasja amerikane në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua

Lapsi.al 30 June 2026

Një operacion i Antidrogës së Tiranës ka çuar në pranga një 48-vjeçare amerikane, e cila dyshohet se ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike përmes shërbimit postar.

Sipas informacioneve, amerikanja me iniciale Sh.I., banuese në Shqipëri, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit në doganë, brenda pakos u gjetën rreth 572 gramë karamele me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë xhelatine.

  
Mësohet se, një agjent i infiltruar në rolin e postierit ka dërguar pakon në adresën e shtetases amerikane. Menjëherë pas marrjes në dorëzim të dërgesës, efektivët e Antidrogës kanë ndërhyrë duke e arrestuar 48-vjeçaren në flagrancë.

Gjatë pyetjeve në polici, shtetasja amerikane ka mohuar përfshirjen e saj, duke deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja nuk i përkiste asaj. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të verifikuar nëse e arrestuara është pjesë e ndonjë rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI