Flash

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Lapsi.al 17 August 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket Iranit është që Teherani të mos zhvillojë apo të ketë armë bërthamore.

“Qëllimi numër një është dhe do të jetë gjithmonë që Irani të mos mund të ketë, në asnjë mënyrë, formë apo rrethanë, një armë bërthamore”, shkroi Trump në një postim të shkurtër në platformën e tij, Truth Social më 17 gusht.
Deklarata i tij vjen në përfundim të afatit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Iranit më 17 qershor, i cili parashihte një afat prej 60 ditësh për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve, me synimin që palët të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që ka nisur gjashtë muaj më parë.

Irani vazhdimisht ka insistuar se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, duke thënë se nuk synon që të ketë armë bërthamore.

Irani dhe SHBA-ja nuk kanë negociuar një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit brenda 60 ditëve të dakorduara nga palët për një marrëveshje më të gjerë, ndërsa qëllimi fillestar i deklaruar i memorandumit – hapja e Ngushticës së Hormuzit – nuk është arritur.

Që nga nisja e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në fund të shkurtit, Teherani e ka bllokuar kalimin e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit. Para se të niste lufta, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz./rel 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI