Flash

Trump: SHBA ka aq shumë armatime sa nuk ua merr mendja

Lapsi.al 22 September 2026

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, foli për Iranin, kapacitetet ushtarake të SHBA-së dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin. Trump deklaroi se SHBA-ja ka kapacitete të mëdha ushtarake dhe se po vijon prodhimi i armatimeve në nivele të larta.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Amerika ka mungesë armatimesh, duke theksuar se vendi disponon rezerva të konsiderueshme dhe po prodhon armë me ritme të shpejta. Duke iu referuar Iranit, presidenti amerikan tha se synon një marrëveshje me Teheranin, por paralajmëroi se Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

Sipas Trump, një marrëveshje do t’i jepte Iranit mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të fuqishme, ndërsa në të kundërt ai paralajmëroi masa të ashpra ndaj Republikës Islamike. Trump foli gjithashtu për operacionet dhe lëvizjet e mjeteve ushtarake amerikane, duke deklaruar se SHBA-ja ka marrë dhjetëra anije dhe se operacionet janë zhvilluar në mënyrë të sigurt.

Po ashtu, Presidenti amerikan paralajmëroi për një zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake amerikane. Ai tha se po prodhohen armatime të reja dhe se janë në zhvillim plane për programe të mëdha të armatimit, duke e paraqitur fuqinë ushtarake amerikane si një prej instrumenteve kryesore të politikës së tij ndaj kundërshtarëve të SHBA-së.

“Kemi marrë dhjetëra anije çdo ditë, çdo natë, në mënyrë të sigurt. Do të bëhet një marrëveshje me Iranin që e lejon të ndërtojë një shtet më të madh se ka qenë më parë, më shtetin më të madh, apo ta shkatërroj Republikën Islamike dhe të mos i japë asnjë shans të vrasin njerëzit dhe kombet, t’i çojnë në ferr me asnjë shans për të mbijetuar, por do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve, sepse nuk ka logjikë për ta. Unë kam garuar dhe kam fituar në një shfaqje të jashtëzakonshme. Unë nuk marr asnjë kredi dhe nuk jap kredi kur bëhet fjalë për Iranin. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. Frikacakët dhe tradhtarët do të pëlqenin të thonin që SHBA-ja ka pak armatime. Kemi armatime më shumë se ç’na merr mendja dhe po i prodhojmë më shpejt se kemi mundësi ndonjëherë, armatime të jashtëzakonshme. Plane për armatime masive do të hapen, janë 18 që po prodhohen," tha Trump.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI