Flash

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat e tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Lapsi.al 15 August 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar sot (15 gusht) se janë gjetur mbetje eshtërore të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, në një lokacion ku po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për krime lufte dhe varre të mundshme masive.

Sipas raportit të Policisë, mbetjet janë gjetur më 14 gusht dhe, pas ekzaminimit nga eksperti mjeko-ligjor, është konfirmuar se ato janë me prejardhje njerëzore dhe kanë interes forenzik.

“Dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin policor.

Gërmimet në këtë zonë janë duke u zhvilluar prej javësh në tri lokacione në Zubin Potok, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën, pas një hetimi rreth dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

Më 7 gusht, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale njoftuan se mbetje mortore ishin gjetur edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në këtë komunë, informon REL.

Autoritetet kosovare kanë arrestuar tre persona në kuadër të hetimeve për këtë rast, ndërsa kanë thënë se njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mbetjeve njerëzore.

Kurti ka thënë gjithashtu se mbetjet e gjetura në zonën e Kalludrës së Vogël mund t’u përkasin një grupi prej 23 shqiptarëve që janë zhdukur në atë pjesë të Kosovës gjatë vitit 1999.

Autoritetet, megjithatë, kanë paralajmëruar se është ende herët për të folur për identifikimin e viktimave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI