
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale pritet të miratojë ditën e sotme buxhetin për zhvillimin e hetimeve parlamentare lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Mbledhja është planifikuar në orën 14:00, ndërsa në rend dite është miratimi i buxhetit të komisionit, i cili do të trajtojë edhe reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, përfshirë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.
Sipas Prokurorisë, Arlinda Zekaj dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S., i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan. Komisioni Hetimor Parlamentar ka për qëllim shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse në këtë rast, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.