Flash

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, autori 27-vjeçar që u la në burg: Isha unë viktima, kam mbrojtur veten

Lapsi.al 24 June 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij, Rrapush Memolla, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. I akuzuari Meçaj u shfaq gjakftohtë dhe me dorën e fashuar pasi u plagos me thikë gjatë përleshjes me viktimën.

Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 27-vjeçari ka pretenduar para trupit gjykues se nuk ka pasur qëllim ta vriste 60-vjeçarin i cili e ka goditur më parë me thikë. Sipas tij, ai kishte ndaluar makinën pranë shtëpisë së tij dhe e kishte provokuar me drita të gjata. Sipas të akuzuarit për vrasje me dashje, viktima kishte një konflikt me një kushëri të tij.

“Në atë ngjarje kam qenë unë viktima. Ai më ka goditur i pari dhe unë kam mbrojtur veten time. Nuk kam dash ta vras. Edhe mua më vjen keq, unë nuk jam vrasës…”. I pyetur nga gjyqtari nëse kishte ndonjë konflikt personal me viktimën Rrapush Memolla, i riu e ka mohuar:

“Jo, unë personalisht me atë personin… po kushëriri im ka pasur konflikte. Jo me mua, me mua asgjë, unë kurrë s’kam folur me atë.”

Meçaj rezulton i dënuar më parë në Gjermani. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë atë në qeli deri në fund të hetimeve.

Ngjarja u regjistrua të shtunën e kaluar rreth orës 21:50 në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. Pas një konflikti të çastit Meklajd Meçaj goditi me thikë 60-vjeçarin Rrapush Memolla, i cili për shkak të plagëve të rënda humbi jetën rrugës për në spital. Edhe autori mbeti i plagosur lehtë në dorë pas goditjes me thikë, dyshohet nga viktima dhe u arrestua nga shërbimet e policisë pak çaste pas krimit.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI